Me eksperiencë prej më shumë se 30 vjetësh në fushën e shitjes dhe shërbimit të automjeteve të reja. Artinel 95 shpk, ofron sot një nga nivelet më të larta të shërbimit ndaj klientëve të saj dhe automjeteve të markave që ajo përfaqson.
Stafi ynë i këshillimit dhe prezantimit të automjeteve, informon me kopetencë, eksperiencë dhe kënaqësi, çdo visitor të interesuar dhe në rast se ju nuk keni vetë një model ose ide të caktuar në mendje, ju sugjeron automjetin më të përshtatshëm që plotson më mirë kërkesat tuaja.
Si përfaqsues zyrtar me lidhje direkte me fabrikat ku prodhohen, ne mundemi tju garantojme blerjen pranë nesh të të gjithave modeleve të standartit perëndimor të prodhuar për tregun Europian nga markat që ne përfaqsojmë zyrtarisht dhe eksluzivisht në territorin e Shqipërisë.
Automjetet që ne levrojme në tregun shqiptar, janë të prodhuar me standartet më të larta perëndimore dhe ofrohen me çmimet më të favorshme në treg.
Me siperfaqe prezantimi prej rreth 6000 metra kuadrat, ne kemi mundësi të mbajmë në gjëndje të përhershme për targim të menjëhershem një numër të konsiderueshëm automjetesh të markave, llojeve dhe modeleve të ndryshme, me kompletime dhe çmime të të gjitha kategorive, të reja si dhe të përdorura me garanci, për të mund tj’u ofruar në kohën më të shkurtër automjetin që ju kërkoni.
Çdo automjet i lëvruar nga ne, gëzon asistencen dhe mbështetjen teknike direkte të prodhuesit. Kjo mbështetje është e pasqyruar jo vetëm në garancinë ndërkombëtare të automjetit e cila mbahet nga prodhuesi nëpërmjet nesh, si pjese e rrjetit ndërkombëtar të distribucionit, por dhe në asistencën e përhershme në kohë reale nga prodhuesi nëpermjet stafit tonë për cdo përditësim teknik në favor të përformancës dhe sigurisë së automjetit si dhe parandalimi i defekteve të mundshme para se ato të ndodhin.
Tek ne ju mund të zgjidhni automjetin tuaj duke e parë dhe provuar paraprakisht si dhe duke e modifikuar dhe përshtatur atë sipas dëshirave dhe nevojave tuaja me aksesorë dhe paisje origjinale të ofruara si nga fabrika, ashtu edhe nga prodhuesit më cilesorë e të njohur në treg.
Për çdo informacion dhe nevojë për këshillim mbi blerjen e automjetit tuaj, jeni të mirpritur të na kontaktoni në kontaktet e publikuara në rubrikën kontakt.