Shitje Automjetesh të reja
Me eksperiencë prej më shumë se 30 vjetësh në fushën e shitjes dhe shërbimit të automjeteve. Artinel 95 shpk, ofron sot një nga nivelet më të larta të shërbimit ndaj klientëve të saj dhe automjeteve të markave që ajo përfaqson.
Stafi ynë i prezantimit të automjeteve, informon me kopetencë, experiencë dhe kënaqesi, cdo visitor të interesuar te ambienteve tona dhe ne se ju nuk keni vete nje model te caktuar ne mendje, ju sugjeron automjetin më të pershtatshem që plotson më mirë kërkesat tuaja.
Si distributor zyrtar me lidhje direkte me fabrikat prodhuese, ne mundemi tju garantojmë blerjen pranë nesh gamën më të gjërë të modeleve të automjeteve personale dhe tregtare zyrtarisht dhe eksluzivisht në territorin e Shqipërisë dhe për disa nga markat – edhe në atë të Kosovës.
Automjetet që në levrojmë në tregun Shqiptar, janë të prodhuar për standartet më të larta perëndimore dhe ofrohen me çimet më të favorshme në treg. Me siperfaqe prej rreth 6000 metra kuadrat, ne kemi mundësi të mbajmë gjendje të përhershme për targim të menjëhershem mbi rreth 80 makina të markave, llojeve dhe modeleve të ndryshme, me kompletime dhe cmime të kategorive të ndryshme, Në gjendje të re si dhe të përdorura me garanci, për të mundur tju ofruar në kohën më të shkurtër automjetin që ju kerkoni.
Cdo automjet i lëvruar nga ne gëzon asistencen dhe mbështetjen teknike direkte të prodhuesit. Kjo mbështetje është e pasqyruar jo vetëm në garancinë ndërkombëtare të automjetit e cila mbahet nga prodhuesi nëpermjet nesh si pjese e rrjetit ndërkombëtar të distribucionit, por dhe në lajmerimin në kohë nga prodhuesi nëpermjet stafit tonë për cdo modifikim teknik në favor të përformancës dhe sigurisë së automjetit si dhe në rastet e defekteve të mundshme para se ato të ndodhin.
Tek ne ju mund të zgjidhni automjetin tuaj duke e parë dhe e provuar, si dhe duke e modifikuar atë sipas dëshirave dhe nevojave tuaja me aksesorë dhe paisje origjinale dhe nga prodhuesit më cilesorë
Financim blerje automjeti
Sot është më e lehtë dhe lirë se kurdoherë më parë për ta patur tani automjetin e dëshiruar sepse, realisht, jeta është shumë e shkurtër për të pritur gjithmonë kohë më të përshtatshme për të patur një makinë të re.
Kompania jonë bashkëpunon me kompanitë më të mëdha e të njohura të leasing-ut dhe financimit në vendin tonë e ofrojnë këtë mundësi. Kushtet dhe dokumentacioni i kërkuar janë të tilla, që mundësojne kujtdo të ketë një automjet të ri të tijin brenda në kohe shumë të shkurtër.
Rivlerësim Automjeti
Kur vjen momenti per të lënë automjetin tuaj aktual për të marrë një një të ri pranë nesh, ne e marrim atë në vlersim duke ju kursyer juve kohë e mundim.
Vlersimi bëhet në bazë të kritereve të përgjithshme si viti prodhimit, kilometra të përshkuara, gjendja e automjetit etj.
Vlerësimi është i qartë dhe bashkëkohor bazuar mbi kriteret e përgjithshme aktuale të vlerësimit të automjeteve dhe në faqet e inernetit më të njohura ndërkombëtare
të tregtimit të tyre.
Për më shumë informacion, jeni të mirpritur të na kontaktoni në numrat e publikuara në rubrikën kontakt.
Shërbime Karrocerie
Për të përmbushur kërkesat e klienteles tonë për shërbim sa më të kompletuar dhe cilësor, në kohe të shkurtër dhe pa vonesa, Artinel 95 shpk në bashkëpunim me servise lyerje te cilësisë më të larte, ofron sherbime, lyerje dhe reparime karrocerie te te gjitha llojeve.
Partnerët tanë në këtë drejtim, njihen si nga më të mirët e fushës duke ofruar experience, korrektesi ne mbajtjen e afateve si dhe garanci afatgjate ne punën e bërë dhe materialet e përdorura.
Personalizim Automjeti
Për pjesën e dashamirësve te makinave dhe automobilizmit, individualiteti i shprehur në automjet është po aq i rëndësishëm sa ai në veshje dhe në stilin e tyre të jetesës. Për këtë arsye si dhe sepse edhe ne na pëlqen vetë tju ofrojme automjeteve tona një pamje dhe shërbi të veçantë, ofrojme per të gjithe ata qe e kerkojnë, brenda mundesive teknike dhe estetike, aksesore dhe nderhyrje ne paraqitjen, komfortin si dhe tekniken e automjetit.
Aksesoret dhe pjeset e përdorura për këtë qëllim, janë origjinale dhe ofrohen nga markat që ne distribuojmë ose lëvrohen tek ne nga prodhues cilësore me prejardhje nga Europa perëndimore, Azia, etj.
Puna e kryer si dhe pjesët e përdorura janë të mbuluara natyrisht me garanci dhe mbeshtetje teknike nga prodhuesit si dhe stafi yne teknik.
Për më shumë informacion mbi çfarë është e mundur të arrihet me personalizimin e automjetit tuaj, jeni të mirpritur të na kontaktoni.
Servis i autorizuar dhe specializuar
Shërbimi teknik i përkushtuar është baza e mbarvajtjes së automjetit. Ai mundëson që automjeti ti shërbejë të zotit pa ndërprerje të paparashikuara.
Ofiçina e autorizuar dhe e specializuar ne sherbimin dhe reparimin e markave te perfaqsuara eshte thelbi i sherbimit tone teknik.
Bazuar mbi trainimet, informacionin dhe mbeshtjen e panderprere qe japin prodhuesit stafit tone teknik, eksperiences më shumë se 20 vjecare të mekanikëve tanë në fushën e teknikës së automjeteve si dhe perkushtimin e stafit manaxherial ne kontrollin e përhershëm të cilësisë, ne kemi mundësi te garantojmë shërbimin më të mirë ë mundshem për automjetin tuaj.
Paisur me te gjitha aparaturat më moderne, si per diagnostikim elektronik ashtu dhe elektrik dhe mekanik, sherbim gomisterie dhe kondicionimi, rigjenerim dhe reparim motoresh dhe kambio, me mbi 800 metra kuadrat hapsirë dhe 8 poste pune, oficina jonë është gjithnjë e gatshme të përballoje flukse të mëdha pune për të mundësuar një dorzim sa më të shpejë të automjetit tuaj të shërbyer e të reparuar me sukses.