Duke e filluar aktivitetin e tij në vitin 1991, Artinel 95 sh.p.k. është kompania e parë shqiptare e cila importoi dhe u shërbeu makinave të reja zyrtarisht në Shqipëri. Në vitin 1995, mbas nje suksesi te konsiderueshëm me automjetet LADA (distributor zyrtar I LADA- s në Shqiperi) Artinel 95 shpk riformohet dhe merr emrin e tij të tanishëm duke u bërë gjithashtu edhe importues I Hyundai Motor Corporation në Shqipëri.
Kjo kompani, u krijua mbas një eksperience prej 17 vitesh pune në institucione shtetërore të tregtisë së jashtme dhe 4 vjetësh aktiviteti ne biznesin privat. Qe prej kësaj kohe, si rrjedhoje e punës dhe arritjeve te tij, Artinel vlerësohet me përfaqësine e nje sërë markash prodhuese automobilistike nga disa kontinente të botes.
Ne vitin 2002, Artinel 95 shpk I jepet përfaqsia zyrtare e KIA Motors Corporation për Shqipërinë.
Në vitin 2006, Artinel 95 I jepet përfaqësia e SsangYong Motor për Shqiperinë, nje prodhues Korean automjetesh nga me te vjeterit dhe me me experience në fushen e prodhimit të fuoristradave.
Në vitin 2008, Artinel 95 shpk, caktohet distributor zyrtar I Suzuki Motor Corporation dhe Mahindra Group për Shqipërinë.
Në vitin 20018, Artinel 95 shpk, caktohet distributor zyrtar I GAZ Group për Shqipërinë dhe Kosovën.
Sot Artinel 95 shpk është përfaqsues zyrtar dhe ekskluziv në Shqipëri i markave Suzuki, GAZ Group, Mahindra Group dhe UAZ duke mundur të ofrojë një gamën më të gjerë të automjeteve personale dhe tregtare, shërbimesh dhe aksesorësh për markat që ofron.
Ne vitin 2003, si vlerësim I punës së kryer, Artinel 95 shpk vlersohet me Kupën e Yllit të Artë, dhënë në Paris nga BID (Business Initiative Directions) për arritje në fushën e shërbimit ndaj klienteles, Aftësive Drejtuese, Novatorizmit dhe Teknologjisë.
Ne vitin 2006, “Artinel95” shpk vlerësohet sërish nga BID (Business Initiative Directions), kësaj rradhe në New York me Cmimin e Platinit për “arritje të shkëlqyera dhe Prestigj në Biznes”, në vlerësim të kërkesës së vazhdueshme për kualitet, demonstruar nga arritjet, zhvillimin si dhe inovacion në veprime dhe zgjidhje të cilat krijojne rezultat në biznes.
Ne vitet 2004,2005,2006 dhe 2007 zonja Ariana Berberi, themeluesja dhe drejtuesja e “Artinel95” shpk zgjidhet nga “Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese” si një nga më te mirët në profilin e biznesit në shkallë kombëtare.
Prej vitit 2009, Artinel 95 shpk ështe I çertifkuar simbas standartit të cilesisë ISO 9001:2015.