Sot Suzuki Motor Corporation është një koorporatë multinacionale me qendër në Japoni e specializuar në prodhimin e automjeteve kompakte dhe fuoristradale, gamës së plotë të motoçikletave, ATV –ve (All Terrain Vehicles), motorëve outboard të mjeteve të lundrimit dhe një shumëllojshmërie të motorëve me djegie të brendshme. Suzuki është listuar i 19-ti në botë për vëllimin e prodhimit, numeron më shumë se 45 000 vende pune, 35 qendra prodhimi në 23 shtete dhe ka gjithashtu 133 linja distribucioni ne 192 shtete te botes.

Marka Suzuki eshte kthyer ne mbare boten ne sinonim për cilësi, siguri dhe origjinalitet ne fushen e ndertimit te mjeeve levizese. Pas këtij reputacioni mbarë botëror qëndron puna me vendosmëri e përkushtim për të ruajtur dhe zhvilluar nivelin dhe besueshmërinë , duke mos reshtur së prodhuari dhe krijuari vlerë, cilësi dhe risi.

Per me teper informacion klikoni faqen zyrtare te Suzuki: http://www.globalsuzuki.com/