Ky princip ka cuar në rritjen e Mahindra-s në një grup multinacional me një vlerë prej 15,4 miliardë Dollarësh, me më shumë se 144,000 punonjës në mbi 100 vende në gjithë botën.

Sot, aktiviteti I Grupit Mahindra është i fokusuar në 18 profile kyce të industries për themelimin e cdo ekonomie moderne: në industrinë Hapsinore, atë të passhitjes, të bujqësisë, të prodhimit të automjeteve dhe pjesëve të tyre, paisje ndërtimi, shërbime konsulence, industrinë e mbrojtjes, paisjeve bujqësore, Financë dhe sigurime, paisje industrial, teknologji informacioni, zbavitje dhe hoteleri, logjistikë, të patundshme, shitblerje dhe motocikleta.

Kjo strukturë federale e aktivitetit industrial, ka ndikuar në mënyrë thelbësore si në cdo profil industrial të Mahindra-s, edhe në fushën e ndërtimit të automjeteve Mahindra. Sot Mahindra Motors ofron nje gamë të plotë modelesh në prodhimin e saj duke mbuluar kërkesat për cdo lloj automjeti duke ofruar jo vetëm cmime të ulëta por dhe mbi të gjitha cilësi, jetëgjatësi, teknologji të avancuar e bashkëkohore dhe qëndrueshmëri të nivelit më të lartë në produktet e saj. Automjetet Mahindra janë të përfaqsuara me sukses dhe gezojnë reputacion të lartë per cilësinë e tyre në shumë vende të botës, përfshirë dhe Europën perëndimore.

Mahindra Europe është dega europiane e Mahindra & Mahindra, grupit më të madh industrial në Indi.

Me qendër ne Itali, Mahindra Europe është jo vetëm importuese zyrtare e automjeteve fuoristradale të prodhuara nga Mahindra Motors për Europën por është njëkohësisht përgjegjëse për Homologimin dhe shërbimin e pas shitjes në territorin europian si dhe garanton cilësinë sipas standarteve perëndimore të automjeteve Mahindra të lëvruara në Europë.

Per me teper informacion klikoni faqen zyrtare te Mahindra: http://www.mahindra.com/ dhe specifikisht per Europen: http://www.mahindraeurope.com