Fengon 500 1.5 CVT L2

                           

Të dhënat kryesore

  • Marka
    DFSK
  • Modeli
    FENGON GLORY 500
  • Çmimi
    € 16,900 EURO
  • Financimi
    Fillon nga 20% parapagim / deri në 5 vjet
  • Garanci
    7 Vjet ose 150.000 km
  • Motori
    1.5 Benzinë
  • Viti
    2023
  • Kategoria
    SUV
  • Tërheqja
    2 rrotat e para
  • Ngjyra
    e Bardhë
  • Ngjyra brenda
    e Zezë
  • Dyer
    5
  • Karburanti
    Benzinë
  • Fuqia
    116 Kf
  • Gjendja
    E Re
  • Disponueshmëria
    Gjendje

Përshkrimi

Specifikime teknike kryesore
Motor 1.5 L / 116 kf, Karburanti Benzinë, Konsumi i kombinuar 6.9 L / 100 km, Shpejtësia max. 165 km.
Përmasat e jashtme (gjatësi/ gjerësi/ lartësi) 4,385 mm / 1,850 mm / 1,645 mm.

Opsione dhe të dhëna Kryesore
Siguria / të përgjithshme: Kambio automatike, Airbag ballorë, ABS, EBD (sistemet e shpërndarjes së forcës së frenave), TPMS (kontrolli i presionit të ajrit në goma), EDR (regjistrim i udhëtimit), Kamera pas, Frena dore elektrike, Sistem ISOFIX për vendosjen e sediljeve për fëmijë, Rripat e sigurimit: Para dhe pas 3 pika me pretensioner, regjistrim në lartësi, limitues force dhe kujtues, Dritare elektrike para dhe pas, Immobiliser, Sistem alarmi, Mbyllje qendrore me komandim në distancë me telekomandë. Komoditeti / Interieri: Ajër i kondicionuar, Kondicioner elektrik HVAC pa ventilim të pasmë, Sedilje lëkure, Sedilja e shoferit me regjistrim manual në 6 drejtime, Sedilja e pasagjerit me regjistrim manual në 4 drejtime, Sediljet e pasme me palosje (4/6), Mbështetëset e kokës me regjistrim në lartësi, Ndriçim i brendshëm qendror, Timon shumëfunksional me material microfiber, me qepje të zezë dhe të bardhë, i rregullueshëm në lartësi, Interieri në ngjyrë të zezë (Nissan Black), Shirit dekorativ në kroskot mat, Mbajtëse gotash, Streha dielli në ngjyrë të zezë me pasqyra për shoferin dhe pasagjerin, Dorezat e brendshme të dyerve platin mat,  Mbështetëset e krahëve me veshje lëkure, Siguresë femijësh e dyerve, Tavani i brendshëm në ngjyrë gri me veshje pëlhure, Hapësira ruajtëse për sendet, Matës shpejtësie (3.5 inch TFT Mechanical Meter), Burim energjie 12 volt në konsolën qendore, Pilot automatik, Fenerët e parë projektor, me fikje me vonesë, me regjistrim në lartësi, Stopët e pasëm LED, Ndriçim frenimi halogjen, Fener mjegulle pas halogjene, reflektor, Pasqyrat e jashtme me ngjyrën e trupit. Teknologjia: Ekran me prekje 7 inch, Radio DAB, Bluetooth + Radio (FM/AM), Navigator (GPS), 2 altoparlantë (me zë të ulët). Stili: Disqe Alumini 16”, me goma 205/65R16, Spoiler në pjesën e pasme të tavanit, Shiriti izolues i dritareve i kromuar, Kornizat e dritareve në ngjyrë të zezë të ndritshme, Dorezat e jashtme të derës në ngjyrën e trupit, Grila e motorit në ngjyrë të zezë, Parakolpi në ngjyrën e trupit, Pritëse balte përpara, Shirit dekorimi argjendi dhe kromi në ngjyrë të kuqe, Mbrojtëse nxehtësie e katalitit, etj.

Garancia e automjetit 7 vjet ose 150.000 km e përshkallëzuar. Çfarë të plotësohet më parë.