Shërbimi teknik i përkushtuar është baza e mbarvajtjes së çdo automjeti.
Ai mundëson që automjeti ti shërbejë të zotit pa ndërprerje të paparashikuara.
Ofiçina jonë,e autorizuar nga prodhuesit dhe e specializuar në shërbimin dhe reparimin e markave të perfaqsuara nga ne, ështe thelbi i shërbimit tonë teknik.
Bazuar mbi trainimet, informacionin dhe mbeshtjen e pandërprerë që japin prodhuesit stafit tonë teknik, eksperiencës më shumë se 30 vjecare të mekanikëve tanë në fushën e teknikës së automjeteve si dhe përkushtimin e stafit manaxherial në kontrollin e përhershëm të cilësisë, ne kemi mundësi të garantojmë shërbimin më të mirë të mundshëm për automjetin tuaj.
Paisur me të gjitha aparaturat e nevojshme, si për diagnostikimin elektronik ashtu dhe elektrik dhe mekanik, shërbim gomisterie dhe kondicionimi, rigjenerim dhe reparim motorësh dhe kambio, me hapsirë prej mbi 800 metra kuadrat dhe numër të konsiderueshëm postesh pune, oficina jonë është gjithnjë e gatshme të përballoje flukse të mëdha pune për të mundësuar një dorzim sa më të shpejë të automjetit tuaj të shërbyer e të reparuar me sukses.